Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj luajti mbrëmjen e së premtes dy ballafaqimet gjysmëfinale, Besëlidhja-Vllaznia dhe Tirana-Kamza. Sfidat në fjalë, të cilat që të dyja u luajtën në sallën sportive “Farie Hoti” të kryteqytetit, kishin për qëllim përcaktimin e dy skuadrave finalistE. Ballafaqimi i parë ishte ai në mes Besëlidhjes dhe Vllaznisë. Edhe pse skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi në çerekfinake dhuroi spektakël duke mundur në kohën shtesë Teutën e Durrësit, në duelin gjysëmfinal e kishte të vështirë të përballonte potencialin e skuadrës lezhjane, e cila e drejtuar nga shkodrani Afrim Bilali, prej dy-tre sezonesh është lidër i basketbollit shqiptar. Besëlidhja, në gjirin e së cilës luan edhe basketbollsiti shkodran Robert Shestani, ka vendosur diktatin që në dy 10-minutëshat e parë, duke e fituar të parin me 10 pikë epërsi, 27-17, dhe të dytin 29-22, dhe duke shkuar kështu në pushimin midis dy gjysmave në avantazhin e thellë, me shifrat 56-39. Në pjesën e dytë, ka një reagim për mirë nga Vllaznia, e cila arrin të fitoj periodën e tretë me një pikë epërsi 25-24, por lezhjanët i kthejnë reston, duke fituar pëeriodën e katërt dhe të fundit 26-25 dhe duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 106-89. Në këtë mënyrë, Besëlidhja kualifikohet për në finale, aty ku do të përballet me Tiranën, e cila, nga ana e saj ka eleminuar Kamza Basket duke e mundur me rezultat të thellë 106 me 66. Nga ana tjetër, e eleminuar nga Kupa e Shqipërsisë është edhe ekipi i Vllaznisë në basketboll femra, pasi skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj është mundur më herët, pasditen e së enjtes, në turin gjysëmfinal nga Flamurtari me rezultatin 74 me 57.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.