Kupa e Shqipërisë në basketboll / Vllaznia-Teuta, dy përballjet çerekfinale, për femra dhe meshkuj

basket

basket

Veprimtaria e dytë e basketbollit, Kupa e Shqipërisë, nis këtë javë rrugëtimin e këtij sezoni, teksa nga e mërkura deri në dielën do të zhvillohen ndeshjet e fazës paraeliminatore për të vijuar më pas me ndeshjet çerekfinale. Duke qenë se në Kampionatin e meshkujve të këtij sezoni, që zhvillohet me një kategori të vetme me 11 ekipe,  7 prej tyre, që u renditën në mbyllje të fazës së parë nga vendi i parë në të 7-tin, kualifikohen automatikisht për në çerekfinale. Mes këtyre skuadrave është edhe Vllaznia, së bashku me Besëlidhjen, Kamza Basket, Tirana, Teuta, Apolonia dhe Flamurtari. Ndërsa 4 ekipet që u renditën nga vendi i 8-të, në të 11-tin, zhvillojnë midis tyre një fazë paraeliminatore, për të përcaktuar se cila do të jetë skuadra që merr biletën e fundit për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Kështu, të mërkurën, më 10 janar 2024, luhen dy gjysmëfinalet e kësaj faze, aty ku Elbasani i vendit të 8-të përballet me Skënderbeun e vendit të fundit, ndërsa duke nisur nga ora 18:30, Partizani i vendit të 9-të përballet me Fieri Basketin e vendit të 10-të, në ndeshjen që do të luhet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Dueli që do të përcaktojë se cila skuadër do të shkojë në çerekfinale, do të luhet në fushën e skuadrës që do të dalë fituese në duelin Elbasani-Skënderbeu. Ndërkohë, sa i takon ekipeve të kualifikuara direkt në çerekfinale, shorti ka vënë Vllazninë përballë ekipit të Teutës së Durrësit. Ndeshja në fjalë është programuar të luhe tpasditen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke filluar nga ora 17:00. Një sfidë kjo shumë e rëndësishme për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, të cilët po përgatiten intensivisht për ka kaluar me skuadres këtë tur. Ndërkohë, edhe në konkurimin e kategorisë së fermrave, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj, do të luajë direkt në turin çerekfinal, dhe, ashtu si edhe meshkujt, përballë do të ketë ekipin e Teutës së Durrësit. Në kalendarit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, ndeshja, Vllanzia-Teuta në basketboll për femra, do të luhet pasditen e së shtunës së 13 janarit në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” duke nisur nga ora 16:00.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.