Kupa e Shqipërisë në çiklizëm, Veliaj i Tiranës dhe Balaj i Vllaznisë, fitues të etapave
Olsion Veliaj i Tiranës dhe Mateo Balaj i Vllaznisë janë fituesit e dy etapave të Kupës së Shqipërisë në çiklizëm për kategorinë “elitë”. Çiklistik kuqeblu Balaj ka spikatur në etapën e dytë Korçë – Bilisht Korçë duke merituar vendin e parë në këtë etapë.
Krahas kampionit Mateo Balaj, në ekipin e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Leonat Kola, spikatën edhe kapiteni Bruno Kola dhe çiklistë të tjerë kuqeblu.