Kupa e Shqipërisë në futboll / Çerekfinalja e parë, Erzeni-Vllaznia, të martën në Rrogozhinë
Java që sapo kemi nisur është mjaft e ngarkuar për ekipet e Superiores së futbollit shqiptar, sidomos për ato që luajnë në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Sipas njoftimit të sektorit të garave pranë federatës shqiptare të futbollit, takimet çerekfinale do të luhen të martën dhe të mërkurën. Fillimisht të martën do të luhen dy nga ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, Kukësi-Partizani në orën 13:30 në “Kukës Arena” dhe Teuta-Tirana në “Niko Dovana” në orën 17:00. Ndërkohë të mërkurën do të luhen dy sfidat e tjera çerekfinale, ku në orën 13:30 do të përballen Erzeni-Vllaznia, takim I planifikuar të luhet n stadiumin e Rrogozhinës dhe Laçi-Egnatia. Po të mërkurën, në orën 17:00 do të luhet dueli mes Skënderbeut dhe Dinamos në stadiumin e Korçës, takim i vlefshëm për Superioren, skuadra këto që janë eleminuar nga kompeticioni i Kupës së Shqipërisë. Në pritje të sfidës së parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ekipi kuqeblu ka zhvilluar paraditen e së hënës seancën stërvitore, ku ka rënë në sy një përkushtim maksimal i të gjithë lojtarëve së bashku me stafin teknik.