Categories: LajmeSport

Kupa e Shqipërisë në futboll / Çerekfinalja e parë, Erzeni-Vllaznia, të martën në Rrogozhinë

Java që sapo kemi nisur është mjaft e ngarkuar për ekipet e Superiores së futbollit shqiptar, sidomos për ato që luajnë në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Sipas njoftimit të sektorit të garave pranë federatës shqiptare të futbollit, takimet çerekfinale do të luhen të martën dhe të mërkurën. Fillimisht të martën do të luhen dy nga ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, Kukësi-Partizani në orën 13:30 në “Kukës Arena” dhe Teuta-Tirana në “Niko Dovana” në orën 17:00. Ndërkohë të mërkurën do të luhen dy sfidat e tjera çerekfinale, ku në orën 13:30 do të përballen Erzeni-Vllaznia, takim I planifikuar të luhet n stadiumin e Rrogozhinës dhe  Laçi-Egnatia. Po të mërkurën, në orën 17:00 do të luhet dueli mes Skënderbeut dhe Dinamos në stadiumin e Korçës, takim i vlefshëm për Superioren, skuadra këto që janë eleminuar nga kompeticioni i Kupës së Shqipërisë. Në pritje të sfidës së parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ekipi kuqeblu ka zhvilluar paraditen e së hënës seancën stërvitore, ku ka rënë në sy një përkushtim maksimal i të gjithë lojtarëve së bashku me stafin teknik.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…

45 minutes ago

“Do të jetë një sezon epik”

Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…

47 minutes ago

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen më 5 dhe 6 shkurt

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…

48 minutes ago

Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, 923 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…

52 minutes ago

Sytë nga TikTok, ‘E diela jonë’ mbi 2 milion shikime në 24 orë!

Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca…

1 hour ago

Liqen në mes të maleve – Liqeni i Kallabakut në Kukës, i mahnitshëm në çdo gjë

Liqeni i Kallabakut në Kukës, është i mahnitshëm në çdo stinë. I shpallur monument i…

1 hour ago

This website uses cookies.