Kupa e Shqipërisë në taekwondo / Mbi 350 sportistë në garë, Vllaznia pretendente për trofe

taekwondo

taekwondo

Po zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, “Kupa e Shqipërisë”, një aktivitet me masivitet shumë të madh ku në garë janë mbi 350 sportistë, përfaqësues të 20 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë Shqipëria. Në prononcimin për mediat, kryegjyqtari i aktivitetit, Gramoz Hasa, shprehet i kënaqur për organizimin e këtij aktiviti, i cili vjen për herë të dytë këtë vitë në qytetin e Shkodrës.

I pyetur për ekipet pretendente për të fituar trofetë ekipor dhe individual, Hasa, veçoi Vllazninë si dhe Tiranën.

Bazuar në ndeshjet e tureve eleminatore, figurën më të mirë sportive e kanë bërë taekundistët e Vllaznisë, të cilët të drejtuar nga kryetrajneri Elion Puka, pritet të jenë ato fitues të Kupës së Shqipërisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.