Kupa e Shqipërisë në volejboll / Fitore për Vllazninë e femrave, humbin meshkujt

volej femra kupa

volej femra kupa

Një fitore dhe një humbje kanë regjistruar dy ekipet e Vllaznisë në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në Volejboll. Që të dy ekipet kuqeblu, ndeshjet e javës së dytë i zhvilluan në transfertë. Vllaznia e femrave, e drejtuar nga trajnerja Nora Deda,  ishte mysafire në Durrës ku doli fituese me rezultatin 1 me 3, ndërkohë që Vllaznia e meshkujve e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja luajti në Shijak, ku u mund me rezultatin 3 me 2. Në përballjen e femrave,  ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, volejbollistet durrsake fituan setin e parë me rezultatin 25 me 19 duke dhënë sinjale se mund ta fitonin këtë ndeshje. Por, në tre setet e tjerë, volejbollistet shkodrane reaguan në mënyrën më të mirë duke i bërë një kthesë të fuqishme lojës. Edhe pse vijojnë të luajnë pa kapitenen Zhivani që konsiderohet ndër pikat më të forta të skuadrës, rolin e së cilës tashmë e ka marrë në fushën e lojës Sarah Beci, volejbollistet kuqeblu kanë arritur të fitojnë me radhë tre setet e tjerë në vazhdim duke dalë fitues të të gjithë ndeshjes me rezultatin e përgjithshëm, 1 me 3. Megjithatë, fitorja nuk ka qënë e lehtë për tu arritur, sepse për përpos fitores së setit të dytë dhe të katërt, përkatësëisht me shifrat, 13 me 25 dhe 22 me 25, seti i tretë ka qënë shumë i dyluftuar, gjë që dëshmojnë pikët shtesë, 30 me 32 në favor të Vllaznisë. Ndërkohë, fitorja e femrave ndaj Teutës nuk është shoqëruar me të njëjtin sukses për ekipin e meshkujve, i cili në të njëjtën ditë ishte mysafir në Shijak  ku u mund me rezultatin 3 me 2. Për t’u theksuar është se Vllaznia e nisi më mirë teksa fitoi setin e parë të kësaj ndeshje me rezultatin 21 me 25. Shijakasit fitojnë setin e dytë me rezultatin 25-16 duke barazuar shifrat e seteve në 1 me 1. Kuqerblutë e drejtuar nga trajneri Kalaja rimarrin kryesimin e seteve në 1 me 2 duke dalë fitimtarë në setin e tretë 22 me 25. Por, vetëm kaq, sepse Erzeni, jo vetëm që fiton setin e katërt 25 me 21, por duke fituar edhe setin final, 15 me 11, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm të seteve, 3 me 2.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.