Categories: LajmeSport

Kupa e Shqipërisë në volejboll / Humbin ekipet e Vllaznisë, jashtë zonës së kualifikimit

Kompeticioni i Kupës së Shqipërisë në volejboll ka luajtur ndeshjet e javës së katërt. Një javë kjo jo e suksesshme për ekipet e Vllaznisë, pasi të dy ekipet, meshkuj dhe femra janë mundur në këtë javë me rezultatin 3 me 0. Meshkujt, e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, kanë qënë mysafirë në Korçë, në një duel që në fakt ka qënë shumë i dyluftuar. Këtë e tregojnë edhe pikët e seteve, sidomos i dyti dhe i treti, që për të përcaktuar fituesin janë dashur pikët shtesë. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit, “Tamara Nikolla” ka nisur më mirë për korçarët vendas, të cilët fitojnë me lehtësi setin e parë me shifrat 25 me 16. Ndërkohë, në dy setet e tjera, loja e Vllaznisë ka përmirësim të ndjeshën. Por, pikërisht në pikët vendimtare, Skënderbeu tregohet më i saktë në fushën e lojës. Barazimi në setin e dytë shkon deri në 26-26, dhe më pas korçarët e mbyllin me sukses duke e fituar atë, 28-26. Me të njëjtin rivalitet është zhvilluar edhe seti i tretë, ku përsëri barazimet avancojnë deri në pikët 24-24, dhe në fund, janë përsëri korçarët që shënojnë dy pikët e fundit duke fituar setin 26-24 si dhe krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm të seteve, 3 me 0. Me humbje, po 3 me 0, e ka mbyllur ndeshjen e javës së katërt të Kupës së Shqipërisë edhe ekipi i femrave, i cili është mundur në shtëpi nga ana e ekipit të Tiranës. Por, ndryshe nga rivaliteti në ndeshjen e meshkujve, tek ballafaqimi i femrave, është dominuar tërësisht nga ekipi i Tiranës, i cili duke fituar setin e parë 16-25, të dytin 16-25 dhe të tretin 14-25, fitojntë gjithë ndeshjen me rezultatin 0 me 3. Pas këtyre humbjeve të javës së katërt, të dy ekipet e Vllaznisë renditen në vendin e tretë në grupet e tyre respektive, ku për momentin janë jashtë dy vendeve të para që kualifikohen në finale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

9 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

9 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

9 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

9 hours ago

This website uses cookies.