Kupa e Shqipërisë ngre siparin më 25 shtator, ja si do të funksionojë skema në edicionin e ri

Kupa e Shqipërisë do të ngrejë më 25 shtator siparin për edicionin e ri 2024/2025. Ndryshe nga sezoni i kaluar ku morën pjesë 44 skuadra, në këtë edicion të këtij kompeticioni do të marrin pjesë 42 skuadra, pra 2 më pak se sezonin e kaluar, nga kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë dhe ekipi kampion i Kategorisë së Tretë të sezonit 2023-2024.

Kupa e Shqipërisë 2024-2025 do të jetë e përbërë nga faza para-eliminatore dhe faza eliminatore. Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2023-2024 do të garojnë duke filluar nga faza 1/8.

Në turin para-eleminator do të luajnë katër ekipe. Naftëtari (skuadra e renditur në vendin e 9-të të Grupit A në Kategorinë e Dytë) do të përballet me skuadrën e Basanisë (ekipi kampion i Kategorisë së Tretë në edicionin 2023-2024). Ekipi fitues do të jetë në B16 ne skemën e turit 1/32. Çifti tjetër i këtij turi është Murlani (ekip i renditur në vendin e 10-të të grupit A në Kategorinë e II-të)– Albanët (skuadër e renditur në vendin e 11-të të grupit A në Kategorinë e II-të). Ekipi fitues do të jetë në B15 ne skemën e turit 1/32.

Ndeshjet e fazës së 1/32 të këtij kompeticioni do të luhen më 25 tetor do të marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të Abissnet Superiore në Sezonin 2023-2024 si dhe 12 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2023-2024, 16 ekipet e renditura në tetë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në Sezonin 2023-2024, si dhe dy ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator.

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë dhe ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje me dy takime.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.