Tirana, Apolonia dhe Partizani janë tre ekipet gjysmëfinaliste në kompeticionin “Kupa e Shqipërisë” për vajza në këtë edicion të 15-të.
Tirana kishte mbyllur thuajse gjithçka që në takimin e parë, pas fitores 16-0 ndaj Lushnjes. Sakaq, sfida e dytë mes Lushnjes e Tiranës ishte mjaft interesante, duke prodhuar jo vetëm gola, por edhe emocione. Vajzat bardheblu fituan me rezultatin 4-3, duke kaluar kështu në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë për vajza.
Pas triumfit të parë me goleadë, Apolonia bëri detyrën edhe dje, duke mundur Laçin me rezultatin 8-1 dhe duke kaluar kështu në gjysmëfinale. Në derbin kryeqytetas, Partizani nuk e diskutoi kualifikimin për në gjysmëfinale, duke mposhtur Kinostudion me shifrat 8-0.
Ndërkaq, ditën e diel ishte planifikuar të luhej edhe sfida KF Gramshi – Vllaznia, një ndeshje që nuk u zhvillua sepse ekipi i Vllaznisë nuk u paraqit në stadium. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF do të marrë vendimin për këtë ndeshje, nga ku do të dalë edhe gjysmëfinalisti i katërt.
Rezultatet e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë për vajza:
Tirana – Lushnja 16-0/ Lushnja – Tirana ora 3-4
Vllaznia – Gramshi 2-0/ Gramshi – Vllaznia (nuk është luajtur)
Apolonia – Laçi 11-1/ Laçi – Apolonia 1-8
Partizani – Kinostudio 2-0/ Kinostudio – Partizani 0-8
Sakaq, sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF, çiftet gjysmëfinaliste të edicionit të 15-të të Kupës së Shqipërisë janë si më poshtë:
Çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për vajza:
Tirana – Partizani
Apolonia – Gramshi/Vllaznia
Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…
Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…
“Shkodra Elektronike” fituese e Fest 63 në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në…
Panairi më i madh global i turizmit, ITB, ngriti të hënën siparin, duke pasur Shqipërinë…
Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur një përpjekje të udhëhequr nga Evropa për t'i dhënë fund luftës në…
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
This website uses cookies.