Kupa e Shqipërisë është futur në fazën më emocionuese, teksa sot dhe nesër do të luhen takimet e para çerekfinale.
Sot në orën 13:30, Kukësi do të përballet me Partizanit. Verilindorët nuk po kalojnë një moment aspak të mirë dhe fitoren e fundit e kanë pikërisht në Kupën e Shqipërisë ndaj Elbasanit, aty ku avancuan më tej në çerekfinale. Në takimin e parë me të kuqtë, Kukësi do të kërkojë të arrijë një rezultat pozitiv për të shpresuar te kualifikimi.
Në anën tjetër, Partizani në këtë sfidë vjen me moralin e lartë pas triumfit në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës dhe ndaj Kukësit do të synojë fitoren e radhës.
Një takim i fortë është ai mes Teutës dhe Tiranës që do të luhet në orën 17:00. Durrsakët u rikthyen te fitorja në sfidën e fundit ndaj Kukësit dhe tani synojnë të bëjnë mirë edhe në Kupën e Shqipërisë.
Ndërsa Tirana vjen në këtë sfidë pas humbjes në derbin e kryeqytetit dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja në “Niko Dovana” ndaj Teutës.
Të mërkurën në orën 13:30, do të luhen dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Laçi do të përballet me Egnatian. Në shtëpinë e tyre laçianët do të synojnë fitoren për të shpresuar më pas te kualifikimi në fazën tjetër. Ndërsa Egnatia po zhvillon një sezon fantastik dhe synon sërish të fitojë trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja tjetër është Erzeni-Vllaznia. Shijakasit nuk po kalojnë një moment të mirë dhe synojnë të rikthehen te fitorja në Kupën e Shqipërisë. Ndërsa shkodranët në javët e fundit kanë një ecuri fantastike dhe objektivi i vetëm mbetet kualifikimi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.