Kupa e Shqipërisë, turi paraeleminator – Humbin Murlani dhe Basania, eleminohen nga kompeticioni
Edicioni i 73-të i Kupës së Shqipërisë ka zhvilluar dy ndeshjet e turit paraeliminator. Pjesë e këtij turi kanë qënë edhe dy skuadrat e qarkut të Shkodrës, Murlani dhe Basania, që të dyja përfaqësuese të Bashkisë Vau Dejes. Në bazë të shortit, Murlani u ndesh me ekipin Albanët dhe Basania me Naftëtarin. Sfida e parë në mes Murlanit dhe ekipit kryeqytetas Albanët u zhvilluan në fushën sportive të Barbullushit dhe u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 3 me 5. Albanët e nisën vrullshëm takimin ku shënojnë dy herë, me Meçulin dhe Xhabaftin. Në të 35-ën vendasit shkurtojnë rezultatin me Cubin, por 3 minuta më pas miqtë realizojnë të tretin me Ahmatin duke mbyllur me fitore 3-1 pjesën e parë. Në pjesën e dytë ekipet shënuan nga dy gola duke e mbyllur të gjithë ndeshjen 5 m5 për skuadrën mike. Ndërkohë, Basania e luajti ndeshjen në transfertë, aty ku Naftëtari kaloi me sukses turin paraeliminator të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2024-2025, duke mposhtur bushatasit që janë debutues në këtë konmpeticion. Për t’u theksuar është se Basania ishte e para që shënoi duke kaluar në avantazh me autor Konate. Megjithatë, reagimi i kuçovarëve është i menjëhershëm. Kajo barazon, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim. Edhe e dyta nuk fillon mirë për kuçovarët, që ndëshkohen përsëri me anë të Konates. Naftëtari rizgjohet pas pësimit të golit të dytë dhe përmbys rezultatin. Adebajo u bë protagonist, që fillimisht shënoi golin e barazimit dhe më pas të tretin. Ne fund, Gjishti shënon golin e sigurisë, teksa Naftëtari fiton 4 me 2 duke u kualifikuar në turin e parë.