Kupa e Shqipërisë / Vllaznia mund Flamurtarin me “poker”
Vllaznia ka mundur thellë Flamurtarin me rezultatin 4-0, duke eleminuar kështu vlonjatët nga Kupa e Shqipërisë.
Goli i parë u realizua në minutën e 28-të, pas goditjes perfekte nga pika e bardhë të sulmuesit shkodran , Bekim Balaj. Goli i dytë erdhi shumë shpejt, kur Mala dyfishoi shifrat në minutën e 30-të. Në minutën e 40-të vjen dhe goli i tretë, i shënuar nga Alivoda.
Goli i “pokerit” erdhi në minutën e 77 –të nga ana e Boshnjakut.