Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë vënë sërish përballë këto dy skuadra, por kësaj here në një tjetër kompeticion, siç është kupa.
Ekipet ishin të ndara në dy vazo, ku në të parën ishin Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Ndërsa në vazon e dytë ishin 4 skuadrat e tjera, Laçi, Dinamo, Bylis dhe Elbasani.
Bylis do të përballet me Egnatian, ndërsa në dy sfidat e tjera Laçi do të përballet me Partizanin dhe Dinamo me Skënderbeun.
Kujtojmë se këto takime do të luhen me sistem vajtje-ardhje dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.
Vllaznia arriti të kualifikohet për në këtë fazë pasi eleminoi Besën me shumë vështirësi me rezultatin 1-0, ndërsa Elbasani mposhti Teutën 2-0.