Kupa, Vllaznia “poker” Flamurtarit / Kuqeblutë kualifikohen mes tetë më të mirave, radhën e ka Partizani
Me katër golat e shënuar në portën e Flamurtarit, autor të të cilëve ishin kapiteni Bekim Balaj dhe Lorik Boshnjaku me penallti, si dhe Rejan Alivoda dhe Esat Mala, Vllaznia ka kaluar me sukses në turin e katërt të Kupës së Shqipërisë. Edhe pse fillimi i kësaj ndeshje nuk ishte i mirë, trajneri kuqeblu, Qatip Osmani, përgëzon lojtarët e tij për këtë fitore.
Kalimi mes tetë skuadrave më të mirave, e bën optimist Osmanin ta fitojë këtë trofe.
Për Osmanin, fitorja me Flamurtarin në Kupë, është test pozitiv për ndeshjen e së dielës me Partizanin për Superioren.
Nga ana tjetër, trajneri i Flamurtarit, Dritan Resuli, duke pranuar diferencat me Vllazninë, vlerëson elementin shkodran që po luajnë për Flamurtarin.
Krahas Vllaznisë, në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë janë kualifikuar edhe Partizani, Tirana, Egnatia, Teuta, Laçi, Kukësi dhe Erzeni.