Categories: Sport

KUQEBLUTË, DY SEANCA STËRVITORE NË DITË/ Vllaznia-Dinamo, të premten, ora 20:00, në stadiumin “Loro Boriçi”

Kuqeblutë e Vllaznisë vazhdojnë të stërviten me program të ngjeshur duke aplikuar nga dy seanca në ditë. Kështu ka ndodhur edhe ditën e martë, kur skuadra shkodrane është parë të stërvitet gjatë orëve të paradites në fushën sportive të Golemit.

 Në dispozicion të teknikut Migen Memelli kanë qënë të gjithë futbollistët, të cilët përgjithësisht kanë konsumuar ushtrime atletike dhe aerobike, ndërkohë seanca e pasdites i kushtohet kryesisht punës me topin. Pjesë e skuadrës në seancën e sotme ishte edhe Frank Obando, një sulmues ky nga Ekuadori  i cili po kalon disa ditë prove në kampin kuqeblu.  25 vjeçari, 1.86 metra i gjatë, i cili në sezonin e fundit ka luajtur fillimisht me ekipin Nacional de Quito që u shpall kampion në Serinë B të Ekuadorit duke shënuar  8 gola, pretendohet të jetë dubluesi i sulmuesit shkodran Bekim Balaj, u aktivizua edhe në pjesën e dytë të miqësores me Tiranën, ndeshje kjo e luajtur në “Selman Stërmasi” dhe e fituar nga Vllaznia, 0 me 1. Për stafin teknik të Vllaznisë, do të duhen edhe disa ditë testimi në gjirin e kuqebluve për të vendosur përfundmisht, nëse do të jetë pjesë zyrtare e kuqebluve, apo jo. Dhe, momenti më i mirë për të testuar sulmuesin nga Ekuadori, por edhe pjesë tjetër të skuadrës, është miqësorja e radhës me Dinamon, ndeshje kjo e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 20:00. Miqësorja në fjalë është e pesta radhazi pas mbylljes së ndeshjeve europiane, ku pas përballjeve me Buduçnostin, Laçin, dhe Otrant të Ulqinit, ajo e luajtur në kryeqytet me Tiranën, ishte më e mira për Vllazninë, jo vetëm për rezultatin fitues 0 me 1, por edhe në tërësi për skuadrën kuqeblu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

11 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

11 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

11 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

11 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

11 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

11 hours ago

This website uses cookies.