pragndeshja
Egnatia-Vllaznia, është sfida e javës së 15-të të Superiores së futbollit shqiptar. Kryesuesja e tabelës së klasifikimit, Egnatia, pret në stadiumin “Demrozi Stadium” të Rrogozhinës, Vllazninë e vendit të pestë. Një çift që në duelet e dy-tre sezoneve të fundit futbollistik ka folur më shumë për Egnatian. Por, fitorja e kuqebluve javën e kaluar me Teutën në transfertë e ka rritur ndjeshëm moralin e Vllaznisë, e cila është e karikuar për të marrë rezultat pozitiv edhe në përballjen e së shtunës me rrogozhinasit.Ndër të tjera, trajneri Osmani komenton edhe infermierinë kuqeblu, e cila falë punës së mirë të stafit mjekësor, gjatë periudhës së fundit po boshatiset. Ndër to, ai ndalet tek Hakaj, një futbollist që me rikthimin e tij e ka rritur shumë forcën e skuadrës.
Ndeshja, Egnatia-Vllaznia, e vlefshme për javën e 15-të të Superiores, luhet të shtunën në “Demrozi Stadium” të Rrogozhinës, duke filluar nga ora 13:30.
Një helikopter turistik në Nju Jork shpërtheu në ajër dhe më pas ra në lumin…
Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) ka njoftuar sot se një aeroplan i American…
Ditën e sotme (11 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme,…
Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League, Bodo/Glimt mundi Lazion 2-0. Në të…
Në ndeshjen mes Lyon dhe Manchester United, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH,…
Bota e futbollit mban zi për Leo Beenhakker. Trajneri holandez u nda nga jeta në…
This website uses cookies.