Kuqeblutë, triumf i thellë në kryeqytet – Vllaznia e futsallës mundi thellë Partizanin me rezultatin 9 me 2

alsid tafili

Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë përballë Partizanit.

 Sfida në fjalë u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, aty ku kuqeblutë triumfuan me rezultatin e thellë 9 me 2.

Epërsinë e saj Vllaznia e dëshmoi që në pjesën e parë teksa e mbylli me rezultatin 4 me 1.

Loja e mirë e shkodranëve të futsallës vijoi edhe në të dytën teksa e thelluan edhe më shumë avantazhin e tyre.

Për kapitenin  Alsid Tafili, njëkohësisht edhe trajner i ekipit kuqeblu të futsallës, kjo fitore krijoi një ndjesi të veçantë.

Ndeshjen e radhës do ta luajë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës kundër ekipit të Forcave të Armatosura.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.