Kuqezinjtë nisin “aventurën”/Shkodranët besojnë tek një rezultat pozitiv
Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Italisë atmosfera është ndezur edhe në Shkodër
Qytetarët shkodranë kanë ndjekur në qendër të qytetit edhe ndeshjen hapëse të europianit mes Gjermanisë dhe Skocisë por mbrëmjen e sotme emocionet dhe atmosfera do të jetë edhe më e zjarrtë, ato besojnë se kuqezinjëtë do të marrin një rezultat pozitiv.Kuqezinjtë zbresin sot në mbrëmje në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmund me ëndërrën për të bërë histori në Euro 2024, në ndeshjen e parë kundër Italisë fqinje.
Rreth 50 mijë shqiptarë mendohet se do të mbështesin Shqipërinë në stadium dhe mijëra të tjerëve të shpërndarë nëpër rrugët “fan zone” të Dortmund