Categories: LajmeSportFutboll

Kuqezinjtë, përgatitje në Austri, dy miqësore kolauduese ndaj Lihtenshtejnit  dhe Azerbajxhanit

Kuqezinjtë e kombëtares së madhe të drejtuar nga braziliani Sylvinjo do të kenë mundësinë e zhvillimit të dy ndeshjeve miqësore, të cilat janë planifikuar të luhen ndaj Lihtenshtejnit me datë 3 qershor në orën 20:00 dhe Azerbajxhanit me 7 qershor në orën 19:00, në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari. Ballafaqime këto që konsiderohen si testi kryesor në kolaudimin e skuadrës në prag të ndeshjeve zyrtare të Europianit “Gjermani 2024”. E grumbulluar për dy ditë me radhë në Tiranë, kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e së enjtes në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” seancën e radhës stërvitore, fillimisht me pjesën e palestrës, ndërkohë që më pas janë shfaqur në fushën e hapur të lojës duke punuar kryesisht me topin si dhe me ushtrime të tjera teknike dhe taktike.  Seancë kjo në të cilën kanë qnë prezent 25 lojtarë, të cilët morën ngarkesë të plotë fizike. Portieri Elhan Kastrati nuk është stërvitur me grupin për shkak të një gjendje gripale. Në këtë séance stërvitore me ekipin A u bashkuan edhe dy lojtarë nga Kombëtarja U-21, shkodrani Rejan Alivoda dhe Erald Maksuti. Ndërsa Berat Gjimshiti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi pritet të bashkohen me grupin në Austri. Ndërkohë, paraditen e së premtes kombëtarja kuqezi ka lënë Tiranën duke fluturuar drejt Austrisë, ku do të përgatitet dhe do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Kujtojmë se momenti i publikimit të listës së futbollistëve të grumbulluar nga ana e trajnerit Sylvinjo është shoqëruar me komente, pro dhe kundër nga ana e specialistëve të futbollit, por edhe përfaqësues të mediave sportive, reagimi i të cilëve kryesisht ka qënë për lënien jashtë kësaj liste të emrave kuqezi Çikalleshi dhe Uzuni.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

1 hour ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

2 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

2 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

2 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

2 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago

This website uses cookies.