Kur mbyllet merkato e janarit në Evropë dhe në botë?

Kanë mbetur edhe më shumë se 24 orë për të bërë riparime në skuadër. Po afron momenti i gongut të ditës së fundit të merkatos së dimrit. Nuk do të mungojnë marrëveshjet e minutës së fundit, me rrezikun që mund të mos bëhen për çështje sekondash apo vështirësish teknike.

Ligat kryesore

Për sa i përket 5 ligave më të mira evropiane (Serie A, Premier League, Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1), edhe këtë vit për të gjithë është konfirmuar një ditë e vetme e mbylljes së merkatos, e enjtja e 1 shkurtit. Por, edhe një herë, oraret do të ndryshojnë pak.

Nëse në Itali ora e mbylljes së merkatos është caktuar në 20:00, në Angli (Premier League) perdja ulet në orën 23:59 (me orën lokale), në të njëjtën kohë edhe për Spanjën (Liga). Në Francë (Ligue 1) merkato mbyllet në orën 23:00, ndërsa mbyllet pak më herët në Gjermani (Bundesliga), në orën 18:00.

Edhe pjesa më e madhe e kampionateve europiane do të mbyllë merkaton e dimrit në datën 1 shkurt.

Vendet ku merkato mbyllet më vonë

Merkato e kampionatit turk do të vazhdojë deri në 9 shkurt, në Austri merkato përfundon më 6 shkurt dhe në Zvicër më 15 shkurt, datë e njëjtë me Kroacinë dhe Slloveninë.

Jashtë Evropës nuk ekziston më kërcënimi saudit: merkato në Arabia Saudite u mbyll më 30 janar, por ka ende kohë për të kaluar në Australi (7 shkurt) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (21 shkurt). Shtetet e Bashkuara hapën tregun sot, më 31 janar, deri më 23 prill.

Lojtarët e lirë

Deri më 25 shkurt do të jetë i mundur regjistrimi i lojtarëve të lirë, pra ata pa ekip dhe të lirë nga angazhimet kontraktuale me klubet e tjera.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.