Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?
Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi në hemisferën jugore dhe veriore. Emri i këtij fenomeni vjen nga fjalët latine “aequus” (e barabartë) dhe “nox” (natë).
Në vitin 2024, ekuinoksi i vjeshtës bie të dielën më 22 shtator. Gjatë ekuinoksit, numri i orëve të ditës dhe natës është pothuajse i barabartë, pasi dielli shkëlqen drejtpërdrejt në ekuator. Kjo do të thotë se do të ketë afërsisht 12 orë ditë dhe 12 orë natë atë ditë. Ekuinoksi i vjeshtës, kur dita dhe nata barazohen, është një fenomen i njohur nga të gjithë, por çdo vit përjetohet me ndjesi të ndryshme.
Këtë vit, dita e parë astronomike e vjeshtës është të dielën, 22 shtator. Nis kështu stina e njohur për ngjyrat e saj të veçanta, për të vjelat, frutat. Nata dhe dita do të barazohen për të vazhduar me net që do marrin minuta nga dita dhe kështu do të vazhdojë deri në solsticin e dimrit.
Ekuinoksi (baraznata) mund të ketë dy kuptime në astronomi: çastin në të cilin Dielli ndodhet pingul mbi ekuatorin e Tokës dhe vendndodhjen e dukshme të Diellit në atë çast.