“Kur xhirohej një film”, të pathënat e shesh xhirimeve, detajet në RTSH1 çdo të shtunë nga Ardit Roshi

Filmat e vjetër shqiptarë mbeten nostalgji për çdo moshë. Por ajo që ndodhte përtej asaj që shihnim në ekran për shumëkënd është e panjohur.

Nga Ardit Roshi, vjen në RTSH1 emisioni  më ri  “Kur Xhirohej një film”, duke sjellë detajet në sheshet e xhirimit të viteve 70-80.

Do të jetë një program emocioni, shumë i sinqertë shumë i thellë i cili do lejoj publikun në shtëpi me një çaj apo një gotë verë të kujtojnë ato momente që filmat shqiptar i kanë shoqëruar që nga momenti që janë shfaqur për herë të parë deri tek ditët tona që vazhdojmë i kujtojmë me mall”, u shpreh Ardit Roshi.

Ky emision do të sjellë për teleshikuesin e rrjetit të RTSH-së, zërin e atyre që kanë punuar pas kamerës, që sjellin detaje e përjetime të pathëna.

Për fat të mirë kemi dëgjuar aktorët, regjisorët apo kineastët por për fat të keq nuk kemi dëgjuar asnjëherë ata që quhen prapa vija. Këto personazhe në studion e Radio Televizionit Shqiptar do na tregojnë si realizohej një film, si ishte shesh xhirimi, si ishin vështirësitë që duheshin tej kaluar”, tha moderatori Ardit Roshi.

Emisioni “Kur xhirohej një film” transmetohet çdo të shtunë në orën 21.00 në kanalin e RTSH 1.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

3 hours ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

3 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

17 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

17 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

17 hours ago

This website uses cookies.