Kurani për herë të parë në italisht, myftiu Sytari pret në një vizitë zyrtare autorin Hamza Roberto Piccardo
Libri i Shenjtë i myslimanëve Kurani vjen për herë të parë i përkthyer në gjuhën italiane me një vëllim prej 472 faqesh që ka për autor Hamza Roberto Piccardo. Ky i fundit zhvilloi mesditen e kësaj të premte një vizitë në myftininë e Shkodrës, ku u prit në një vizitë zyrtare nga myftiu Imam Muhamed Sytari dhe me përfaqësues të myftinisë.
Kurani i përkthyer në gjuhën italiane është falas për çdo person.Ky përkthim në italisht, i plotë dhe i komentuar, është i pari i krijuar nga myslimanët në Itali nën kujdesin e Unionit të Komuniteteve dhe Organizatave Islame në Itali dhe organizata kryesore islame që vepron në vendin tonë. Sigurisht që asnjë përkthim nuk mund të zëvendësojë origjinalin, por ai shërben për të përhapur fjalën e Zotit edhe në mesin e joarabishtfolësve, pra për të arritur në mbarë njerëzimin.