Kurbin, arrestohet 19- vjeçari, akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kurbinit, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër ka bërë të mundur arrestimin e 19-vjeçarit Paulor Ndoka nga Kurbini. I Riu  qarkullonte i armatosur dhe tentoni t’i largohej shërbimeve të Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë Shkodër (FKS), në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas i kërkuar qarkullonte në qytetin e Mamurrasit dhe dyshohej se ishte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Lokalizimi”. Shtetasi në kërkim, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi. Falë ndjekjes dhe ndërhyrjes  profesionale, shërbimet e  Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin Paulor . Ndoka, 19 -vjeç, banues në Mamurras. Në momentin e kapjes së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e tij, 1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak, që i  posedonte 19-vjeçari. 19-vjeçari  ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.  Më datë 25.03.2023, në Kurbin, shtetasi P. N. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të baneses së shtetasve K. N dhe E. N.   Në vijim të veprimeve procedurale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, municioni luftarak, automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas dhe një celular.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.