Categories: LajmePolitikë

“Kurrë mos ardhshin deputetë të tillë në Kuvend”, Karabina: Reforma t’i japë fund listës së kryetarëve

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Mirela Karabina kërkon që sipas propozimit të demokratëve, deputetët të zgjidhen me lista të hapura, jo nga kryetarët e partive.

Duke folur në emisionin “Ekspres” në RTSH 1, Karabina theksoi se nëse deputetët do të ishin zgjedhur nga listat e hapura do të kishin sjellje tjetër në Kuvend, ndryshe nga ajo që u shfaq edhe ditën e sotme kur seanca e Parlamentit u përfshi nga kaosi.

Partia Demokratike është e qartë në  rrugëtimin e saj dhe para 2-3 javësh ne dorëzuam në Parlament atë çka Partia Demokratike propozon për sistemin zgjedhor, për reformën zgjedhore, dhe një nga këto janë listat e hapura që të marrë fund lista e kryetarëve në lidhje me deputetët.

Nëse këta deputetë sot do të ishin të listave të hapura, do të kishin një sjellje tjetër.

Ata sot janë deputetë në fakt që unë shpresoj kurrë mos ardhshin deputetë të tillë në Parlamentin e Shqipërisë që nuk kanë kurajën dhe guximin që të përballen me një qëndrim”, u shpreh Karabina.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

17 minutes ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

21 minutes ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

2 hours ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

2 hours ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

2 hours ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

3 hours ago

This website uses cookies.