Kurset e kodimit, ministrja Muzhaqi: 4.400 aplikime nga të rinjtë

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në eventin lancues të programit të dyfishtë në shkencat kompjuterike, i realizuar nga Holberton School Albania në bashkëpunim me Shkollën Profesionale TIK “Hermann Gmeiner” dhe Shkollën Teknike Elektrike “Gjergj Canco”. 

Në fjalën e saj, ministrja Muzhaqi theksoi se ky është një hap shumë i madh drejtë përmirësimit të mundësive që të rinjtë të profesionalizohen në fushën e shkencave kompjuterike, krahas programit të kodimit me mbështetje financiare nga qeveria. 

Holbertoni është një nga akademitë që ofron kurse kodimi. Me mbështetjen nga qeveria studentët dhe të punësuarit mund të përfitojnë subvencionim deri në 50%, ndërsa punëkërkuesit e papunë deri në 100%. Që prej janarit 2023 deri më sot kemi mbi 4.400 aplikime dhe 793 të rinj që kanë filluar kurset, prandaj jam e bindur që bashkëpunimi i Holberton me Shkollën Profesionale TIK “Hermann Gmeiner” dhe Shkollën Teknike Elektrike “Gjergj Canco” do të kontribuojë në zhvillimin të mëtejshëm të njohurive të të rinjve dhe profesionalizimit të tyre në fushat e së ardhmes” tha ministrja Muzhaqi. 

Në kuadër të programit të edukimit të dyfishtë, nga Holberton do të trajnohen dhe certifikohen 200 të rinj që do të mësojnë e do të zhvillojnë praktika profesionale pranë disa prej kompanive më të mëdha që operojnë në këto fusha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.