Kurset e kodimit si formim profesional/Rozafa Zmijani: Interesi i të rinjve për tu regjistruar ka qenë i lartë
Me mbështetjen e qeverisë shqiptare që nga muaji janar janë hapur disa kurse profesionale në fushën e teknologjisë të cilat janë zhvilluar deri tani në Tiranë ndërsa tashmë mund të realizohen edhe në Shkodër .
Drejtuesja e Drejtorisë Rajonale të Punësimit në Shkodër Rozafa Zmijani thotë se intersi i të rinjve për tu regjstruar gjatë kësaj kohe ka qenë i lartë. Aktualisht në Shkodër kanë nisur dy kurse deri tani janë regjstruar 19 persona në kursin Gjava dhe në kursin C++ 8 persona ku regjistrimet vijojnë deri me datën 6 shtator. Kjo nismë e qeverisë synon aftësimin dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve drejt teknologjisë inovacionit dhe dixhitalizimit.
Programi i kodimit përveç subvencionimit ofron edhe një lidhje me tregun e punës, për të mundësuar punësimin e të rinjve në sektorë të ndryshëm në fushën e IT.