Kurset e programimit/Me mbështetjen e qeverisë, për herë të parë në Shkodër

IMG 20231116 WA0007
Armando Puka është njëri prej 10 të rinjve i cili është bërë pjesë e kursit të kodimit në Shkodër! Ai thotë se eksperiencën e parë në fushën e programimit e kishte 16 vjeç, e sot disa vite më vonë kur Agjensia kombëtare e punësimit dhe aftësimit çeli këtë kurs, vendosi menjeherë të bëhej pjesë e tij. Të ardhmen e sheh si programues. Admir Malaj monitoron mbarëvajtjen e kodimit! Ai tregon risinë e këtij kursi i cili vjen si bashkëpunim mes qeverisë dhe 2 kompanive duke kompensuar punë-kërkuesit e papunë në masën 50 dhe 100%. Kompania e cila ka ofruar bashkëpunim për kursin e programimit synon që të rinjtë më të mirë ti punësojë pas përfundimit të kursit! Programimi shihet si çelësi i së ardhmes jo vetëm sa i përket punësimit por edhe planit afatgjatë drejt zhvillimit të shkencës kompjuterike!