Kursi Arte dhe Zeje – Fëmijët e QKF përgatisin kartolina për festat e fundvitit

Kursi Arte dhe Zeje është viti i parë që ka hyrë tek QKF Kujtim Alija.
Instruktorja e këtij kursi ,Stela Toska, shprehet entuziaste dhe ndjehet me fat që është mësuesja e këtyre fëmijëve kaq kreativë dhe plot fantazi.
Ky kurs pëlqehet nga fëmijët të cilët kanë dëshirë të bëjnë punime dore dhe nxisin fantazinë e tyre duke përdorur materiale të ndryshme ricikluese.
Në këtë periudhë festive të vitit, fëmijët po realizojnë kartolina urimi si dhuratë për njerëzit e tyre të dashur.
Fëmijët, me zërin e tyre kumbues, kanë dhe një urim për RTSH Shkodra.