Categories: LajmeSport

Kursi i përgatitjes atletike nga FSHF, tashmë me licencë UEFA

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të organizojë kurse të ndryshme formimi, në shërbim dhe në të mirë të rritjes dhe zhvillimit të futbollit në vend. Së fundmi FSHF ka marrë miratimin e UEFA-s për të organizuar kursin e përgatitjes atletike UEFA B ku në fund të gjithë kursantët do të kenë mundësi të marrin licencën e UEFA-s për këtë kurs dhe të punojnë në kampionatet elitare.

Kursi do të udhëhiqet nga sektori i përgatitjes atletike në Departamentit Teknik dhe do të ngrejë siparin më datë 19 gusht 2024.

Përfaqësuesi i Sektorit të Përgatitjes Atletike, Iris Selimi, në një prononcim për fshf.org tha se ky kurs sapo është aprovuar nga UEFA dhe për të marrë pjesë kursantët duhet të plotësojnë disa kritere.

“Për herë të parë sapo është aprovuar nga UEFA, për të proceduar dhe për të vazhduar me kursin përgatitës atletik UEFA B. Përgatitësi atletik do të jetë UEFA B si të gjithë trajnerët e tjerë. Direktivat për kursin i jep vetë UEFA, kanë kërkuar disa kritere si UEFA C me gjashtë muaj eksperiencë ose UEFA B. Përgatitësi atletik përveç se duhet të di aspektet fizike e atletike duhet të jetë në gjendje të jetë i aftë të kuptojë nga ana tekniko-taktike të sportit”, – tha Iris Selimi, i cili shpjegoi edhe se si do të funksionojë ky kurs që do të nisë më datë 19 gusht.

“Kursi është i shpërndarë në katër muaj. Programi do të fillojë më datë 19 gusht të këtij viti dhe do të vazhdojë për katër muaj rrjesht. Është një kurs intensiv, i shpërndarë në tre ditë nga mëngjesi në darkë me leksione intensive dhe do të përfundojë në muajin nëntor. Në dhjetor do të kemi dhe provimin për të gjithë aplikantët. Është një kurs që do të jetë me 50 % orë praktike dhe 50 % orë teorike. Është një kurs shumë interaktiv, studenti do të jetë i aftë menjëherë sa të përfundoj kursi të marri pjesë në ekipet e para”, – theksoi përfaqësuesi i sektorit të përgatitjes atletike, i cili më tej shtoi se programi i kursit do të jetë i fokusuar edhe te futbolli i vajzave dhe i të rinjve.

“Programi do të jetë i zhvilluar edhe në futbollin e vajzave, po ashtu edhe në sektorin e të rinjve. E gjithë Europa po ashtu edhe Federata jonë ka fillur të investojë në këto grupmosha pasi janë e ardhmja e ekipit tonë. Përgatitësit atletik të licensuar nga FSHF, licensat e tyre mund të konvertohen në UEFA B. Duhet të ndjekin disa procedura, ku do të marrin pjesë dhe do të ndjekin disa module. Në fund të provimit licencat do të konvertohen në UEFA B”, – përfundoi Iris Selimi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

6 hours ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

6 hours ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

6 hours ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

7 hours ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

7 hours ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

7 hours ago

This website uses cookies.