Categories: LajmeSportFutboll

Kursi “UEFA PRO”, trajneri i njohur italian mbërrin në Tiranë

Kursi “UEFA PRO” që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur që prej muajit shtator të këtij viti dhe po zhvillohet te shkolla e Trajnerëve në Kamëz.

Ky kurs i “Uefa PRO” është niveli më i lartë për një trajner futbolli dhe FSHF ka krijuar kushtet e duhura që ky kurs i rëndësishëm të zhvillohet edhe në vendin tonë. Prej vitesh tashmë, në këtë kurs marrin pjesë emra të rëndësishëm në botën e futbollit, si ish-futbollistë të Kombëtares apo lojtarë që kanë luajtur në kampionatin shqiptar, të cilët zgjedhin të vijojnë karrierën si trajner.

Ditën e hënë, më datë 13 nëntor në orën, 09:30, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë një leksion për kursin Uefa PRO në sallën e konferencave në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku do të marrin pjesë jo vetëm pjesëmarrësit e këtij edicioni, të cilët po zhvillojnë kursin e nivelit më të lartë për një trajner futbolli, por edhe trajnerë tashmë të diplomuar dhe të licencuar me këtë diplomë.

Në konferencën e organizuar nga FSHF, do të ketë edhe një të ftuar shumë special. Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur me origjinë Italiane, Marko Xhampaolo, i cili nëpërmjet një video-call do të ndajë me pjesëmarrësit e kursit eksperiencën e tij si trajner futbolli dhe gjithashtu do të mbajë një leksion informues për botën e trajningut.

Marco Giampaolo është një emër mjaft i rëndësishëm në futbollit italian, pasi ka drejtuar shumë klube të njohura. Ai ka një karrierë të lavdishme prej më shumë se 20 vitesh në botën e trajningut, teksa për herë të parë është emëruar si asistent trajner në skuadrën e Peskarës. Kaliari është ekipi i parë që ai ka drejtuar si “timonier” kryesor dhe prej që atij momenti karriera e tij ka ardhur në rritje, duke trajnuar klubet e Siena, Katania, Çezena, Breshia, Kremonese, Empoli, Sampdoria, Milan dhe Tornio.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

15 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

16 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

16 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

16 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

16 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

16 hours ago

This website uses cookies.