Kursi veror “Buz’qesh”, kurs për fëmijë me karakter edukativ dhe zbavitës

Në xhaminë e madhe,“Ebu Bekër” është hapur Kursi Veror “Buz’qesh me karakter edukativ dhe zbavitës
Teologu Arben Halluni thotë se ky kurs veror do të përqendrohet në edukimin e fëmijëve, ndersa nuk do të mungojnë veprimtaritë krijuese vetjake dhe në grup, si dhe lojërat zbavitëse.
Menaxherja e projektit, Zamira Bushati, thotë se këto organizime ndikojnë edhe në zhvillimin e fëmijëve.
Ky është viti i tretë që Myftinia Shkodër organizon këtë program për fëmijë me vlera arsimore dhe edukative.