Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO do i kontribuonte paqes dhe stabilitetit
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, do t’i kontribuonte paqes.
Përmes një video-adresimi në platformën X, Kurti siguron se Kosova është e përkushtuar në vlerat dhe idetë që i përshkojnë këto organizata.
Më tej kryeministri Kurti risolli në kujtesë sulmin e Serbisë më 24 shtator në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, me qëllimin e vetëm aneksimin e veriut të Kosovës.
“Vetëm vitin e kaluar Serbia i kidnapoi tre policë prej brenda kufijve tanë dhe më 24 shtator bëri sulm terrorist që vrau një polic, me qëllimin përfundimtar që ta aneksojë pjesën veriore të territorit tonë….Jemi të përkushtuar fort në vlerat dhe idetë që i përshkojnë këto organizata dhe nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në Ballkan Perëndimor dhe Evropë sesa anëtarësimi i Kosovës”, deklaroi kryeministri Kurti.