Lajme

Kurti: Asociacioni që kërkon Serbia do ta minonte Kushtetutën e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka cilësuar formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe si minim të Kushtetutës së Kosovës.

Në një videomesazh drejtuar një aktiviteti të organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit, Kurti u shpreh se ky asociacion nuk mund të bëhet pa njohur Serbia Kosovën, si shtet i lirë dhe i pavarur, pasi në të kundërt do të merreshin fuqi ekzekutive nga komunat.

Kjo gjë sipas Kurtit nuk mund të bëhet ligjërisht dhe se këto komuna nuk mund të ofrojnë garancitë dhe mbrojtjen që jep shteti i Kosovës.

“Asociacioni që po e kërkon Serbia, pa e njohur fillimisht Kosovën, do të kërkonte të merreshin fuqi ekzekutive, qoftë nga Qeveria, qoftë nga komunat, gjë që do ta minonte Kushtetutën tonë. E njëjta gjë vlen edhe për garancitë specifike për kishat dhe manastiret ortodokse të cilat gëzojnë zona të veçantë mbrojtëse nga dhjetëra deri në mijëra hektarë. Kësaj kërkesë do t’i duhej qeverisje nga një shtresë që nuk është e rregulluar ligjërisht për të ofruar gamën e gjerë të mbrojtjeve të cilat rendi i tanishëm i ofron. Ky është një rast kur kërkesa për më shumë është në fakt një ofertë më pak”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti u shpreh se Kushtetuta e Kosovës i respekton të drejtat e komunitetit serb, i cili ka të garantuar ligjërisht ulëset në parlament si dhe poste të larta shtetërore në gjithë sektorin publik.

“Kosova ka mbrojtje të fuqishme të pakicave, duke përfshirë ulëse të garantuara parlamentare. Komunitetet joshumicë kanë të drejtën e vetos mbi ligjet jetike dhe amendamentet kushtetuese dhe gëzojnë kuota për të gjitha emërimet e larta shtetërore dhe pozita të tjera në sektorin publik, duke përfshirë policinë. Minoriteti serb, i cili përbën rreth 4% të popullsisë, qeveris mbi një të katërtën e komunave dhe mban afërsisht 9% të vendeve në Parlament, të cilat u janë të garantuara. Ne jemi të përkushtuar ndaj qeverisjes së zellshme që nxit një rritje më të barabartë dhe mbrojtje të fortë të Kushtetutës sonë”, u shpreh Kurti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gjimshiti lë pas dëmtimin, mbrojtësi kuqezi në dispozicion të Gasperinit për sfidën e Champions League

Pas suksesit përballë Parmës në kampionat në fundjavë, Atalanta përgatitet për ndeshjen e radhës në…

4 minutes ago

Superiorja, mbyllet java e 14-të, tri të parat nuk gabojnë

Është mbyllur sot java e 14-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Dy takimet e fundit u…

6 minutes ago

Spiropali me homologen çeke: Plani i rritjes së BE nxis zhvillimin e Shqipërisë. Adamova: Mbështesim integrimin

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur në takim homologen e saj çeke, Marketa Pekarova…

20 minutes ago

Protesta e nesërme e opozitës, Noka: Mosbindja civile, rruga e vetme për zgjidhjen politike të Shqipërisë

Është mbajtur sot mbledhja e Federatës së Opozitës me aleatët, në fokus të së cilës…

36 minutes ago

VanHorn: Pesë mijë gra po marrin ndihmë në strehat sociale, urdhrat e mbrojtjes duhet të zbatohen

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ishte e pranishme në konferencën në kuadër…

39 minutes ago

Sondazhi: 1 në 2 italianë kundër gjykatave për largimin e emigrantëve nga Gjadri

Një sondazh i fundit tregon se gjysma e italianëve e kundërshtojnë vendimin e gjyqtarëve që…

42 minutes ago

This website uses cookies.