Kurti: BE është familja jonë politike. NATO, destinacioni ynë ushtarak. Duam fqinjësi të mirë në rajon

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar ushtarët e rënë të NATO-s dhe UÇK-së në luftën për çlirimin e vendit.

Në një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe NATO, ndërsa shtoi se vendi i tij është rreshtuar në gjeopolitikën dhe aleancat me Perëndimin.

“Nga kjo histori duhen nxjerrë mësime dhe kjo kuptohet nga rreshtim gjeopolitik i vendeve tona sot. Serbia rreshtohet pas Rusisë si atëherë dhe tani, kurse Kosova bashkë me Shqipërinë ka shkuar duke fucuar lidhjet me SHBA dhe Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Turqinë, Francën e Italinë dhe partnerët e tjerë. BE është familja jonë e synuar politike, NATO destinacioni ynë ushtarak. Sot e festojmë këtë ditë bashkë me aleatët tanë njësoj si në 12  qershor 1999”, tha Kurti,.

Kryeministri Kurti tha se sot Kosova kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore dhe njohje reciproke me Serbinë.

“Sot kërkojmë marrëdhënie fqinjësore të mira me këdo dhe njohje reciproke dhe zhvillim të shumanshëm në rajonin tonë pa sulme dhe agresione.  Në këtë 25 vjetor të çlirimit të Kosovës ku kemi jetuar në liri dhe të pavarur. Sot mbarojmë pavarësinë me çdokush dhe gjithçka. Mirënjohje secilit persona dhe organizatat që dhe lloftarë dhe aleatët që ndër dekada kanë kontribuar për një Kosovë të pavarur dhe për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”, tha Kurti.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.