Categories: LajmeRajoni

Kurti: BE-ja e SHBA-ja sillen shumë butë ndaj Serbisë, ta detryrojnë t’i vendosë sanksione Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po tregohen të buta ndaj Serbisë.

Sipas Kurtit, ato duhet t’i caktojnë një ultimatum Beogradit për t’i vendosur sanksione Rusisë.

Ai ka thënë se Serbia duhet të rreshtohet kah Perëndimit në mënyrë që t’i japë Kosovës siguri se është e përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka vënë në dukje se Brukseli dhe Ëashintgoni duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe t’i japin afat kohor Serbisë që t’i vë sanksione Federatës Ruse.

Sapo Serbia t’i vendosë sanksione Federatës Ruse, atëherë do të ishte momenti kur ata mund të tregojnë se duan të integrohen në BE, dhe Serbia pa Rusinë nuk mund të kërcënojë sigurinë e kontinentit.

Atëherë do të mund të besoja se në thelb duan paqe. Dhe SHBA-ja e BE-ja nuk do të përpiqeshin që t’i qetësonin më”, ka thënë Kurti në një intervistë për “Financial Times”.

Kurti ka refuzuar të tregojë nëse Policia e Kosovës do t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu, por ka insistuar se ankesat e serbëve për praninë e tyre po pakësohen.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

4 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

4 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

4 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

4 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

4 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

4 hours ago

This website uses cookies.