Kurti flet për CNN, apel ndërkombëtarëve: I vendosni fre Serbisë. Kërkon zgjerim të territorit si Rusia

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë apel faktorit ndërkombëtar që të ushtrojë presion ndaj Serbisë për të larguar bazat ushtarake përreth kufirit me Kosovën.

Këtë apel, Kurti e ka bërë gjatë intervistës së sotme të përbashkët me Uesley Clark për CNN, teksa ka deklaruar se Serbia dhe Rusia janë të ngjashme për shkak të interesit të përbashkët të tyre për t’i zgjeruar territoret e tyre.

Sipas Kurtit, Serbia është fqinj shumë agresiv dhe e pret një mundësi për t’u futur në Kosovë. Për këtë arsye, Kurti ka theksuar se gjë të tillë duhet ta parandalohet nga partnerët perëndimorë.

Fqinji ynë Serbia është shumë agresiv ndaj Kosovës, fillimisht duke mos e njohur si shtet të pavarur. Krahas kësaj është e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi. Ka 48 baza operative përreth kufirit duke pritur për një dritare mundësie. Ajo çfarë kërkojmë nga partnerët perëndimorë është që t’i bëjnë presion Beogradit që t’i tërheqin këto baza, që secila ka 50-150 ushtarë. Nëse flasim nga aspekti politik, Serbia është e ngjashme me Federatën Ruse. Ata nuk njohin de facto dhe de juro fqinjët e tyre sepse ata duan zgjerim”, ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti tha se në aspektin historik, kulturor dhe operacional, Kremlini dhe Beogradi e kanë imituar njëri-tjetrin. “…prandaj jemi të shqetësuar sepse është në interesin e Kremlinit që të përhapë konflikte të tjera në Evropë përmes bashkëpunëtorëve të tij. Dhe Serbia në Ballkan është shtet hegjemonist dhe njëkohësisht bashkëpunëtore e Rusisë”, ka shtuar Kurti.

I pyetur se çfarë bëri NATO për shtetin e tij, Kurti është shprehur: “muajin e kaluar festuam 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa intervenimin e NATO-s, pa aeroplanët e NATO-s që bombarduan për 78 ditë forcat policore dhe ushtarake të liderit serb Sllobodan Millosheviq. Ishte lufta e katërt që kishte nisur në territorin e ish-Jugosllavisë.

Gjatë gjithë viteve ’90 paraprakisht, ishin dhjetëra masakra kundër popullsisë civile në Kosovë, ku gra, fëmijë dhe pleq u vranë, gra të përdhunuara, shtëpi dhe fshatra të tëra u dogjën. Krejt kjo ishte projekt gjenocidal i Millosheviqit. Kushdo që është ende gjallë dhe ishte në Kosovë më 10, 11, dhe 12 qershor të vitit 1999 e di se ato ditë janë ditët më të lumtura të jetës së tyre. Çlirimi u mundësua nga qëndrueshmëria dhe lufta e njerëzve dhe nga ndërhyrja e NATO-s”, ka theksuar tutje Kurti në intervistën për CNN me gazetaren e njohur Christiane Amanpour.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.