Vizita në Vjenë, Kurti flet për median austriake: Serbia nuk do paqe, por dëshiron të marrë territor nga vendi ynë për të kompensuar humbjen nga lufta Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për median austriake TVTHEK, gjatë vizitës në Vjenë, ka folur për situatën në Veri të Kosovës dhe sulmin e 24 shtatorit
“Dhjetëra terroristë paramilitarë erdhën nga Serbia dhe vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Zveçan, në komunën veriore dhe ata sollën me vete pajisje të shumta ushtarake dhe municione. Vlera e tyre është mbi 5 milionë euro, të prodhuara në Serbi në dy fabrika, Sloboda dhe Zasrava arms në vitet e fundit.”
Kurti tha se Radojçiçi e pranoi se e ka organizuar sulmin dhe se është parë shumë shpesh të ulet pranë presidentit Vuçiç “në takime të nivelit të lartë në Beograd.”
“Disa ditë pas këtij sulmi terrorist ai u arrestua në Serbi dhe u lirua brenda disa orësh. Presidenti i Serbisë është në krye dhe mbrapa këtij sulmi derisa përpara janë kriminelët që i njohin nga krimi i organizuar në Veri dhe në kufirin me Serbinë. Shenjat e Serbisë janë gjithandej në këtë akt agresioni dhe duhet të dënohet nga anëtarët e BE dhe SHBA-të pasi nuk ka asnjë dyshim që sulmi nuk ishte se qytetarët kapën armët apo fenomen spontan”, tha ai.
Kurti tha se Serbia po sillet si “Rusi e vogël” dhe se dëshiron të marrë territor nga Kosova për të kompensuar humbjen nga lufta.
“Serbia e di që s’mund ta ketë të gjithë Kosovën por janë vënë pas veriut, ku shumica e strukturave ilegale janë prezente për më shumë se 24 vjet që nga përfundimi i luftës. Serbia nuk dëshiron paqe, nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe Be dhe dëshiron ta destabilizojë vendin tonë dhe të marrë territor që ta kompensojë humbjen e luftërave”, tha Kurti.
Një tjetër gazetar palestinez ka mbetur i vrarë në një sulm ajror në Rripin e…
Thiago Motta, në një urgjencë të madhe në sulm, prezanton ndeshjen e së shtunës në…
Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia. “The Sun” shkruan se José Mourinho ka kontaktuar…
Carlo Ancelotti fitoi gjithçka në stolin e Real Madridit dhe nuk humbet asnjë rast për…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka zhvilluar një takim me presidentin e zgjedhur…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një rrëfim ekskluziv për emisionin “3D” të…
This website uses cookies.