Categories: LajmeRajoni

Kurti: Hap i rëndësishëm në integrimin euroatlantik. Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje

Kryeministri Albin Kurti, ka përshëndetur  vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kosovës t’i jepet statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s.

 Me anë të një  shënimi në rrjetet sociale, Kurti tha se ky vendim është një hap i rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.  Ndërsa i ka përgëzuar zyrtarët e shtetit, që kanë punuar për këtë arritje.

“Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë” shkruan ai.

Gjathatu kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti shpreh përgëzime për të gjithë zyrtarët të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës.

“Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë” e mbyll reagimin e tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e femrave, fitore me përmbysje

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë…

3 hours ago

Interi triumfon në “Allianz Arena”

Inter mundi Bayern Munich 1-2 në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të…

3 hours ago

Rice dhuron spektakël, Arsenali “gjunjëzon” Realin

Ndeshja e parë çerekfinale e Champions League kundër Real Madrid shkon për Arsenalin. Topçinjtë e…

3 hours ago

“Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër

Filloi të martën në Shkodër stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (9 prill) mbi vendin tonë pritet depërtimi gradual i masave ajrore…

3 hours ago

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

19 hours ago

This website uses cookies.