Categories: LajmeRajoni

Kurti i përgjigjet O’Brien – Partneriteti me Amerikën nuk po rrezikohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka hedhur poashtë këtë të mërkurë dekalarëtën e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien se Prishtinapo rrezikon të mos trajtohet si partnere nga Uashingtoni.

“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleatë dhe mik më të rëndësishëm sikurse ShBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Republikës së Kosovës. BQK ka prezantuar një plan dhjetë pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi Republikë demokratike, qeveria nuk i mbivendoset institucioneve të pavarura shtetërore siç është BQK, dhe në mesin e këtyre dhjetë pikave si plan pune për zbatimin e rregullores, BQK nuk ka paraparë asnjë masë ndëshkuese. Pra pa ndëshkim, incidente duam të ecim përpara. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i yni, por njëkohësisht ne kujdesemi edhe për paqe e siguri, kujdesemi edhe për mirëqenien e qytetarëve serb. Jam kryeministër i cili nuk dëshiron qe qytetarët të kenë më pak para, të kenë më shumë para. BQK ja ka dërguar një letër Bankës popullore të Serbisë, shpresojmë se do të përgjigjen. Nuk është ndaluar dinari në Kosovë, bëhet fjalë për dinarin si mjet pagese, jo për dinarin që mund ta kenë qytetarët. Nuk dëshirojmë qe të ndëshkojmë askënd me kurrfarë masash, mirëpo ta bëjmë këtë tranzicion, ashtu që të legalizohet, të formalizohet çdo transaksion financiar…Nuk po rrezikohet partneriteti me Amerikën”, tha Kurti.

Kurti tha se ata kanë vendosur që ti japin kohë tranzicionit sa i përket implementimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. 

“Pas çlirimit 1999-të ne kemi pasur markën gjermane, nga janari i vitit 2002 e kemi euron evropiane, askush nuk po thotë merreni lekun e Shqipërisë ose valutën e re kosovare dardan, por euron, është evropiane. Nuk besoj se qytetarët serb janë ata që shohin këtë problem, por natyrisht Beoradi zyrtar qe nuk e pranon pavarësinë dhe nuk i pranon krimet e kryera para 25 vjetëve në Kosovë morën përmasat e gjenocidit, është ai i cili sjell këso paralajmërimesh. Andaj, do t’i japim kohë tranzicionit, BQK udhëheq me hapat dhjetëpikësh, edhe ne do të japim kontributin tonë për zbatim sa më të ‘lëmueshëm’ dhe si për BQK, për shtet ndërtimin tonë demokratik, për sistemin tonë financiar, jemi gjithashtu falënderues e mirënjohës ShBA-ve që kanë kontribuar jo vetëm thjesht 16 të shtetit të pavarur por 25 vjet të Kosovës së çliruar”, deklaroi Kurti.

Ndërkohë, Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se Kosova është partner i përkushtuar dhe koordinohet me aleatët dhe dallimi i vetëm me ta në këtë  rast është vetëm sa i përket periudhës tranzitore për informimin e komunitetit serb në Kosovë. Murati akuzoi  Prokurorinë Speciale nuk po bën sa duhet për ti treguar ndërkombëtarëve se Serbia me dinarët që transferon në Kosovë sponsorizon edhe grupet terroriste.

“Sepse mungon një aktakuzë. Mungon veprimi i Prokurorisë. Si mund të presim nga partnerët tanë që të kenë urgjencë për sulmin në Banjskë, kur ka institucione në Kosovë që e marrin me shumë qetësi këtë far çështje. Të gjithë po presim që Prokuroria të lëvizë rastin e Banjskës dhe do ta përforconte argumentin tonë”, ka shtuar Murati.

Murati hodhi poshtë pretendimet se Prishtina nuk po jep informacione partnetërve mbi situatën në vend, duke thënë se qeveria ka diskutime të vazhdueshme me aleatët dhe se po u jep atyre të gjitha informatat e nevojshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

9 hours ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

10 hours ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

10 hours ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

11 hours ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

11 hours ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

11 hours ago

This website uses cookies.