Kurti: Ka rrezik të përsëritjes se sulmeve të dhunshme nga strukturat kriminale serbe

462de5946f1c4d66b7ebec12a58a748c

462de5946f1c4d66b7ebec12a58a748c

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin për përsëritje të sulmeve të dhunshme nga Serbia.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Kurti, ka paralajmëruar se së fundmi institucionet e sigurisë kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme të grupeve të strukturave të Serbisë në Kosovë, për fajësimin e Policisë dhe paraqitjen e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës.

Paralajmërimi i Kurtit vjen rreth tri javë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.

Sakaq Kurti u bëri thirrje qytetarëve në veçanti serbëve të Kosovës që në ditëve, javëve dhe muajve në vijim, të jeni të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur nga aktet e dhunës të inskenuara dhe dashakeqe.

Në Kosovë të gjithë jemi qytetarë të barabartë sepse shteti është ligjor dhe shoqëria është demokratike. Nuk ka komunitete të padëshiruara. Ju ftoj të mbështeteni në Policinë e Kosovës dhe t’i raportoni sjelljet e dyshimta të individëve nëpër komunitetet e juaja”, nënvizoi Kurti.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës.

Sulmi në Banjskë është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian (BE). Po ashtu, NATO e ka rritur praninë e forcave të misionit të vet paqeruajtës në Kosovë, KFOR, pas sulmit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.