Categories: LajmeRajoni

Kurti kërkon nga heqjen e sanksioneve nga BE-ja: Zgjedhjet në veri mund të mbahen muajt e ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar heqjen e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian për financimin dhe pjesëmarrjen në bisedimet e vendosura ndaj Kosovës. Gjithashtu, duke iu referuar peticionit të firmosur për shkarkimin e kryetareve të komunave në veri, Kurti, nga ana e tij, parashikon mundësinë e zgjedhjeve në këto komuna brenda pak muajve.

Gjatë një interviste për “Politico” të zhvilluar në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kurti theksoi padrejtësinë e trajtimit të Kosovës nga BE-ja, duke veçuar veprimet e vitit të shkuar.

“BE-ja goditi Kosovën me masa kufizuese verën e kaluar në përgjigje të një shpërthimi dhune të lidhur me votimin lokal në rajon. Masat në fakt ndaluan disa takime të nivelit të lartë ndërmjet zyrtarëve të BE-së dhe Kosovës, ndaluan projektet e BE-së dhe frenuan rrjedhat e financimit për Kosovën. Ato ndoqën një vit më shumë tensione të përshkallëzuar midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat ishin përfshirë në një luftë të përgjakshme më shumë se dy dekada më parë”, u shpreh Kurti.

Në të njëjtën linjë, kryeministri foli edhe për anëtarësim e Kosovës në NATO, pavarësisht se katër nga anëtarët e aleancës nuk e njohin ende si shtet.

Kurti shpreson në përfshirjen në programin Partneritet për Paqe, si një hap drejt bashkëpunimit më të ngushtë me aleancën.

Sipas “Politico”, qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin e mbrojtjes, si përgjigje ndaj agresionit serb.

Blirja e dronëve “Bayraktar” nga Turqia dhe pritja e raketave “Javelin” nga SHBA-ja tregojnë një përqendrim strategjik drejt forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes.

Këto veprime priten të ndikojnë në qëndrimin e Serbisë në rajon, ndërsa NATO vijon të përforcojë prezencën e saj ushtarake në Kosovë me trupa shtesë

Përveç kritikave të ashpra ndaj veprimeve të qeverisë së tij gjatë zgjedhjeve të diskutueshme në veri, të cilat u bojkotuan nga serbët dhe çuan në zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë, Kurti gjithashtu foli për përparimin e fundit në njohjen e targave të automjeteve ndërmjet të dyja vendeve, një hap i përshëndetur nga BE-ja.

Megjithatë, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të bërë që Brukseli të rishikojë vendimet për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

Duke iu referuar BE-së, një zëdhënës i BE-së tha se “Kërkesat tona për deeskalim janë të qarta dhe janë komunikuar vazhdimisht. Masat mund të rikthehen mbrapsht, por ende presim që Kosova t’i plotësojë ato tërësisht.”

Kërkesat e BE përfshijnë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, një iniciativë që daton nga viti 2013, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore të populluara me serbë.

Gjithashtu ai theksoi se verën e kaluar, BE vendosi një sërë masash si përgjigje ndaj dhunës që shoqëroi zgjedhjet lokale në veri, duke përfshirë bllokimin e disa takimeve kyçe të nivelit të lartë, pezullimin e projekteve të BE dhe pengimin e flukseve financiare drejt Kosovës.

Këto hapa u morën në një periudhë të tensioneve të rritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dy dekada pas luftës.

Ndërkohë, raportohet se më shumë se dhjetë vende evropiane kanë bërë thirrje për heqjen e kufizimeve ndaj Kosovës, duke iu referuar edhe rolit të Serbisë në incidentet e dhunshme si ato të ndodhura në Banjskë të Zveçanit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përgatitjet për Eurovision, “Shkodra Elektronike” rikthehet në RTSH, gati për turin

"Shkodra Elektronike" fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet intensivisht…

5 hours ago

Zelensky pranon bisedimet e paqes pasi SHBA ndërprenë inteligjencën

Ukraina dhe SHBA bien dakord të takohen në "të ardhmen e afërt". Një takim SHBA-Ukrainë…

5 hours ago

Koçiu: 10 menaxherë turq do t’i bashkohen stafeve drejtuese të 5 spitaleve në vend

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se 10 menaxherë nga Turqia…

5 hours ago

Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Senati italian ka miratuar sot (5 mars) me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme do të jetë me kthjellime, rriten temperaturat

Për ditën e sotme (6 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

5 hours ago

Spektakël në pushim, finalja e Kupës së Botës 2026 njësoj si finalja e Superbowl

Finalja e Kupës së Botës 2026 do të ketë për herë të parë në histori…

5 hours ago

This website uses cookies.