Categories: LajmePolitikëRajoni

Kurti letër OSBE-së: Pa marrëveshje të posaçme s’ka zgjedhje serbe në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dërguar një letër shefit të OSBE-së me mision në Kosovë, Michael Davenport ku kërkon nënshkrimin e një marrëveshje të posaçme me Serbinë, si dy shtete të pavarura, në mënyrë që t’u mundësohet serbëve të Kosovës që kanë nënshtetësi të dyfishtë, të votojnë për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Lidhur me çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror për votimin jashtë vendit, me qëllim që të mundësohet qytetarët e komunitetit serb në Kosovë me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, është e nevojshme një marrëveshje e veçantë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa për këtë marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar. Dhe çdo kërkesë e tillë duhet të marrë për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtet i barabartë, në përputhje me nenin 2 të Marrëveshjes Themelore të arritur këtë vit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën që Kurti i ka kthyer shefit të OSBE-së.

Sipas Kurtit, këto kushte inkurajojnë Serbinë që të negociojë një marrëveshje me Kosovën, duke zbatuar në këtë mënyrë edhe një detyrim tjetër të Marrëveshjes Themelore, si “marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në bazë të të drejtave të barabarta dhe reciproke dhe të drejtat e votuesve jashtë vendit”.

Reagimi i Kurtit ka ardhur pasi më parë OSBE ka ndërmjetësuar për votimin e serbëve të Kosovës për zgjedhjet në Serbi. Por, kjo praktikë u ndërpre nga ardhja e Kurtit në qeveri, i cila nuk u lejoi serbëve kosovarë të votojnë për zgjedhje në Serbi pa marrëveshje reciproke.

Në zgjedhjet e fundit, serbët e Kosovës u organizuan me autobusë e vetura për të votuar në komunat afër Kosovës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia-Partizani në RTSH, Brdariç: Luajmë para tifozëve, duam fitoren

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Partizanit,…

2 hours ago

PD arrin koalicion me 25 parti politike, regjistrohet në KQZ nën logon “PD-ASHM”

Partia Demokratike ka arritur koalicion me aleatët, nën logon "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Kërkesa…

2 hours ago

Rama nga Berlini: Synojmë mbi 500 mijë turistë gjermanë. Shqipëria në tryezën e BE, beteja ime!

Teksa ndodhet në Berlin në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, kryeministri Edi Rama ka…

2 hours ago

Von der Leyen propozon planin 5-pikësh, deri 800 miliardë euro për riarmatimin e Europës

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se planet e reja të…

2 hours ago

Moti për sot- Kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…

7 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit- Shehi dhe Alibej zyrtarizojnë në KQZ koalicionin “Djathtas për Zhvillim”

Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…

7 hours ago

This website uses cookies.