Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se procesi i liberalizimit ka rregulla të përcaktuara pasi është për vizita afatshkurta e jo për në punë.
Sipas Kurtit, përgjatë tetorit dhe nëntorit kjo fushatë e cila financohet nga zyra e Kryeministrit dhe GIZ-i gjerman do të zhvillohet edhe në shumë komuna anembanë Kosovës.
“Siç e dini të gjithë sepse e kemi përjetuar bashkërisht, ky proces ka qenë i tej zgjatur dhe i tej vonuar për qytetarët e Kosovës. Gjatë vitit që shkoi kur e kishte presidencën e Këshillit Evropian, Republika Çeke ne kemi punuar ngushtë edhe me presidencën çeke edhe me Komisionin Evropian për ta kthyer në agjendë të Këshillit Evropian këtë temë.
Këtë e kemi arritur të gjithë së bashku nëpërmjet progresit demokratik dhe ekonomik të vendit tonë, ku në veçanti do të kisha theksuar arritjet në sundimin e ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në riatdhesimin, menaxhimin e azilit dhe migrimit”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit të tij në prezantimit të kësaj fushate.
Kurti shpjegoi se Kosova po i afrohet ditës kur liberalizimi i vizave do të zbatohet dhe kur qytetarët e Republikës do të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen, pasi nga 1 janari 2024 merr fund regjimi i vizave për Kosovën.
Kreu i qeverisë së Kosovës ka sqaruar edhe disa nga rregullat që qytetarët duhet t’i kenë parasysh dhe t’u përmbahen pas fillimit të procesit të liberalizimit.
“Liberalizimi edhe pse do të thotë lëvizje e lirë, megjithatë duhet pasur kujdes sepse përmban rregulla. Duhet të keni pasaportë, mund të udhëtoni vetëm 90 ditë brenda 180 ditëve, dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit, ku do të qëndroni, mjete të qëndrueshme financiare dhe biletë kthyese.
Pra, liberalizimi është për vizita afatshkurta e jo për studime apo për punë. Qytetarët, të gjithë ne së bashku, duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkeljet e rregullave edhe individualisht kur mblidhen pastaj mund të çojnë në gjoba dhe ndalesë të hyrjes në zonën Schengen”, ka shtuar Kurti.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.