Categories: LajmeRajoni

Kurti mbështet vendimin e Bankës së Kosovës: Nga 1 shkurti do përdoret vetëm Euro

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një takim me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë u ka kërkuar që të respektojnë vendimin e Bankës Qendrore për të ndaluar qarkullimin e dinarit serb. Ai u shpreh se valuta e vetme e lejuar për përdorim në Kosovë do të jetë euroja.

“Kryeministri Kurti në takim theksoi rëndësinë e respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend nga të gjithë dhe në të njëjtën kohë respektimit të autoriteteve të pavarura, në këtë rast të Bankës Qendrore”, thuhet në njoftimin e zyrës së kreut të Qeverisë. 

Takimi i Kurtit me 6 ambasadorët vjen pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë vendimin e Bankës Qendrore për dinarin serb, ndërsa Bashkimi Evropian i kërkoi sqarime rreth rregullores së saj.

Javën e kaluar, Banka Qendrore e Kosovës publikoi një rregullore, e cila kërkon që nga 1 shkurti të gjitha transaksionet në Kosovë të bëhen me euro. Sipas vendimit të saj, dinarët serbë do të mund të mbahen në llogari bankare ose të këmbehen në euro. Në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë popullsia atje përdor dinarin serb për të kryer pagesa. Edhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë i marrin pagat me dinarë.

Beogradi dhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në veri akuzuan Prishtinën se me këtë vendim duan të dëbojnë serbët nga veriu i Kosovës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

11 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

11 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

11 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

11 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

13 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

13 hours ago

This website uses cookies.