Kurti nderon të vrarët në Kaçanik: Punojmë me vendosmëri për një Kosovë të paqes, të drejtësisë dhe përparimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe sot në varrezat e Rakovec të Kaçanikut, ku ka kujtuar të vrarët nga forcat serbe.

Në një postim në Facebook, Kurti shkruan,“Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptarë këtu në Kaçanik dhe kudo që ranë në beteja anë e mbanë Kosovës, e në veçanti lavdi katër grave dëshmore këtu në Kaçanik të cilat ranë në ballafaqim të drejtpërdrejtë me armikun duke e mbrojtur popullsinë civile”.

Ai ka theksuar Mukadeze Lika-Muhaxheri, ishte pjesë e protestave kundër dhunës serbe.

Ndërsa, një vit më vonë ra heroikisht si ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Mukadeze Lika Muhaxheri në maj të vitit 1998 ka qenë në ballë të protestave këtu në Kaçanik kundër dhunës së Serbisë dhe më pak se një vit më vonë ajo bie heroikisht në ballafaqim si ushtare e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka theksuar se në mbrojtje të tyre dolën ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u përballur me forcat e armatosura serbe.

“Në Betejën e Rakocit dhe Betejën e Lagjes së Re, u zhvilluan luftime të ashpra. Në mbrojtje të popullatës civile ranë 28 dëshmorë. Në mesin e tyre edhe katër gra dëshmore: Emsale Frangu, Jehona Raka, Lumnije Raka dhe Mukadeze Lika-Muhaxheri. Sikurse që doli në ballë të luftimeve në prill 1999, ashtu në maj 1998 Mukadezja ishte në ballë të protestave kundër dhunës serbe në Kaçanik”, ka shkruar Kurti.

Sipas mediave në Kosovë ,gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 rreth 13 mijë njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike u vranë, mbi 800 mijë u zhvendosën dhe rreth 1 mijë e 600 janë të zhdukur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varreza masive në Serbi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.