Kurti në Vjenë: Të ekstradohet Radoiçiq dhe grupi i tij. Liberalizimi i vizave, i vonuar

c166e00696c64dc68eeb008f3ae53c6e

c166e00696c64dc68eeb008f3ae53c6e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga Vjena ekstradimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, duke kërkuar për këtë edhe ndihmën e ndërkombëtarëve.

Sipas kryeministrit, Radoiçiq dhe grupi i tij kanë kryer akte terroriste në Kosovë, duke i marrë jetën efektivit Afrim Bunjaku dhe duke plagosur 2 të tjerë.

Kurti u shpreh se Radoiçiq u mbajt vetëm 2 orë nga policia e më pa u lirua.

 “Urdhri im për Ministrin e Brendshëm ishte zero viktima te civilët, asnjë plumb nga policët tanë në murin e manastirit. Çfarë na duhet tani është ekstradimi i këtij grupi të Milaln Radoiçiqit. Ai është paraburgosur për pak orë dhe është liruar menjëherë. Brigada Veriore dhe Mbrojtja Civile, dy organizata terroriste të shpallura të tilla më 20 qershor të këtij viti. Tani na duhet ekstradimi i Radoiçiqit”, tha Kurti nga Vjena ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Duke u ndalur te sulmi në veri të Kosovës, Kurti përsëriti edhe njëherë konfiskimet e policisë pranë Manastirit të Banjskës, ndërsa përmendi edhe skenarët që Serbia kishte planifikuar t’i përdorte në Kosovë, duke vrarë edhe pelegrinët në Manastir, por edhe klerikët.

E po ashtu Serbia kishte planifikuar që do ta përdornim edhe ushtrinë, por kjo nuk ndodhi dhe Serbisë i dështuan planet”, tha Kurti.

Më tej, lidhur me liberalizimin e vizave, kryeministri u shpreh se është mjaft i rëndësishëm, por një proces i vonuar.

“Liberalizmi është shumë i dobishëm, por edhe shumë i vonuar, pasi që Kosova i ka plotësuar kushtet vite më radhë, e tash na duhet integrimi në BE, marrja e vendit kandidat dhe shpresoj që me zell i përgjigjemi pyetjeve të BE-së. Po ta fitonim liberalizimin para disa viteve ishte ngjarje e madhe, tanimë nuk është e madhe”, përfundoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.