Lajme

Kurti nis takimet konsultative për krijimin e qeverisë së re, ftesë kreut të LDK, Lumir Abdixhikut

Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimet konsultative me qëllim konstituimin e plotë të Kuvendit e krijimit të qeverisë së re.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, që është njëherësh edhe kryeministër në detyrë i vendit, i ka nisur një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ku i kërkon takim më 9 prill për konsultime paraprake në kuadër të procesit të zgjedhjes së qeverisë së re.

Kurti i është drejtuar Abdixhikut se pret përgjigjen e tij për këtë kërkesë takimi.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet në letrën që Kurti ka dërguar Abdixhikut.

Sikurse u vendos edhe nga Presidentja Vjosa Osmani, seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill.

Blerti Delija

Recent Posts

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, Hasani: Dëshmi e marrëdhënieve mes dy vendeve

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, në praninë e Ministrit për Evropën dhe…

41 minutes ago

Humbja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Trajnerët e futbollit Duli, Doçi dhe Mani, kritika kuqebluve

Humbja e Vllaznisë në transfertën ballshiote 1-0, është analizuar menjëhërë pas përfundimit të ndeshjes në…

51 minutes ago

Dita Botërore e Shëndetit – Vetë qytetarët pohojnë se ka një ndërgjegjësim të shtuar për kontrolle

Vitet e fundit, qytetarët shkodranë thonë se ka patur një rritje të ndërgjegjësimit të popullatës…

53 minutes ago

Ulja e temperaturave dhe bujqësia – Brahaj: Ndikim negativ tek frutorët

Ulja e temperaturave 24 orët e shkuara e shoqëruar me borë dhe ngrica mund të…

1 hour ago

Të miturit në konflikt me ligjin – Specialistja: Duhet të trajtohen jashtë burgjeve, nuk i jepet rehabilitimi i duhur

Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë, të miturit po përfshihen në vepra të ndryshme penale…

1 hour ago

Kënga shkodrane përballë sfidave të kohës – Epoka digjitale ka ndikimin e saj pozitiv dhe negativ tek muzika e qytetit

Kënga shkodrane, një nga simbolet më të çmuara të trashëgimisë shpirtërore të qytetit të Shkodrës,…

1 hour ago

This website uses cookies.