Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut “e kane ne vetedije ndërtimin e aleancave” ka theksuar kryeministri kosovar, Albin Kurti.
Shefi i qeverisë së Kosovës postoi në Facebook momente të takimit të tij me homologun Edi Rama dhe kryetarin e partisë maqedonase “Aleanca për Shqiptarët”, Arben Taravari.
Të tre politikanët u bënë bashkë një ditë më parë në Shkup në kuadër të konferencës së organizuar në Shkup për “Planin e Rritjes” të Bashkimit Evropian.
“Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie,” shkroi z. Kurti.
Në tryezën e liderëve të rajonit, Kurti kërkoi dje që të hiqen barrierat mes vendeve, edhe ato ideologjiket nga fqinji i saj verior, Serbia.
“Normalizimi i raporteve bazuar në njohje reciproke është çelësi për të zhbllokuar potencialin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Që të integrohet ekonomikisht dhe që qytetarët të afrohen, kërcënimet e sigurisë duhet të ndalen. Integrimi i thellë dhe rritja e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve kërkon besim reciprok dhe raporte normale. Kjo s’mund të ndodh nëse liria për mallrat shfrytëzohet për lëvizje të armatimit apo për të financuar sulme terroriste. Normalizimi i raporteve bazuar në njohje reciproke mendoj se është çelësi për të zhbllokuar potencialin e rajonit dhe për të rritur mirëqenien e qytetarëve tonë. Anëtarësimi në BE është zgjidhja,” deklaroi Kurti.
Në fshatin Bardhanjor , në njësinë administrative Rrethina, banorët e kanë të pamundur të marrin një…
Korsia e re e biçikletave e nisur nga sheshi “Parrucë” ka vijuar deri në fund…
“Sfidat dhe Perspektivat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” ishte fokusi i konferencës dy ditore…
Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të…
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në…
Arratiset një i burgosur në Shënkoll te Lezhës. Sipas burimeve për RTSH, mësohet se i…
This website uses cookies.